Daut Haradinaj mbrëmë u njoftua nga afër me situatën energjetike në Ferizaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se në një zonë të Ferizajt dje nuk pati rrymë përplot tetë orë.
Ai tha se faturat e energjisë janë trefishuar, teksa 1 e treta e ditës është pa rrymë në mes të dimrit.
“Kjo mendësi qeverisjeje dhe ky abuzim me popullin duhet të marrë fund”, tha Haradinaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Isha mbrëmë në Ferizaj dhe po tregonin gjendjen e mjerueshme. Në mungesë të rrymës, vetëm në një zonë të qytetit ndërprerja e rrymës ishte 8 orë, nga ora 23:00 deri në 07:00 në mëngjes. Pra, trefishim i faturave dhe 1/3 e ditës pa rrymë në mes të dimrit në vitin 2024. Kjo mendësi qeverisjeje dhe ky abuzim me popullin duhet të marrë fund.
Hajnia me GEN-in ka emër!