Tetë orë pa rrymë në Ferizaj, Haradinaj: Ky abuzim me popullin duhet të marrë fund

Kosova

Tetë orë pa rrymë në Ferizaj, Haradinaj: Ky abuzim me popullin duhet të marrë fund

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 12:31
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj mbrëmë u njoftua nga afër me situatën energjetike në Ferizaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se në një zonë të Ferizajt dje nuk pati rrymë përplot tetë orë.

Ai tha se faturat e energjisë janë trefishuar, teksa 1 e treta e ditës është pa rrymë në mes të dimrit.

 “Kjo mendësi qeverisjeje dhe ky abuzim me popullin duhet të marrë fund”, tha Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Isha mbrëmë në Ferizaj dhe po tregonin gjendjen e mjerueshme. Në mungesë të rrymës, vetëm në një zonë të qytetit ndërprerja e rrymës ishte 8 orë, nga ora 23:00 deri në 07:00 në mëngjes. Pra, trefishim i faturave dhe 1/3 e ditës pa rrymë në mes të dimrit në vitin 2024. Kjo mendësi qeverisjeje dhe ky abuzim me popullin duhet të marrë fund.

Hajnia me GEN-in ka emër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat