​Festohet Dita e Krishtlindjes në katedralen Shën Nënë Tereza

Kosova

​Festohet Dita e Krishtlindjes në katedralen Shën Nënë Tereza

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Dhjetëra besimtarë të besimit katolik u mblodhën në mëngjesin e së mërkurës në katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, për të festuar Krishtlindjen. Me rituale fetare e me himne kishtare ose korale filloi ceremonia e Krishtlindjes.

Famullitari Dom Agim Qerkini ishte ai që udhëhoqi këtë ceremoni.

Në këto mesha u përcollën mesazhe paqeje e lumturie. Gjatë ceremonisë së sotme, qytetarët patën mundësi të dëgjojnë rite fetare nga Dom Agim Qerkini i cili në fund uroj të gjithë besimtarët katolik për festën e Krishtlindjes.

Qerkini: Ju uroj të gjithëve për shumë mot

“Vëllezër e motra në mbarim të meshës më lejoni edhe njëherë të shpreh urimet më të përzemërta për Krishtlindje të gjithë juve, të afërme tuaj, të gjithë besimtarëve kudo që janë...57/02 Ju uroj të gjithëve për shumë mot të keni shëndet e shumë bekime në jetën tuaj dhe paçi hirë prej foshnjës hyjnore”, uroi ai.

Po e njëjta meshë do mbahet edhe njëherë sot gjatë orës 17:00 por në gjuhën angleze, kurse mesha tjetër pritet të mbahet në ora 18:00 në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat