Vështirësi në qarkullim pas reshjeve të borës, ministria thotë se rrugët janë të kalueshme

Kosova

Vështirësi në qarkullim pas reshjeve të borës, ministria thotë se rrugët janë të kalueshme

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 18:07
Ilustrim

Mëngjesi i së mërkurës, e gjeti autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh Prishtinën me Shkupin, të mbuluar me borë.

Gjendja, ishte vështirë e kalueshme për automjetet.

Por, në një pjesë të autostradës, pastrimi i rrugëve kishte filluar.

Më e mirë gjendja ishte në kryeqytet.

Rrugët ishin të kalueshme, por në prej tyre trotuareve dhe rrugicave ishte e vështirë të kalohej nga këmbësorët.

Gjendje jo e mirë, ishte rruga për në parkun e Gërmisë, e që gjatë ditës po frekuentohej shumë nga vizitorët.

Ndërsa tregtarët në “Tregun e Gjelbër” në Prishtinë, rrugët i pastruan vet.

E për këtë gjendje një qytetar shprehet i mllefosur.

“Kisha bërë apel sa ma shpejtë t’i pastrojnë trotuaret dhe rrugët, s’din njeri ku me ia nisë lëmsh e kanë bërë. A e sheh sot diku këtu një zyrtar me dalë me e këqyr gjendjen dikund, por vetëm nëpër zyre nëpër hotele”, tha qytetari, Hasan Matoshi.

Por përmes rrjetit social Facebook, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e këtij dikasteri janë të hapur për qarkullimin e automjeteve.

“Sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura. Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike. Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjen sa më të lehtë për ju”, tha Durmishi.

Por të pa pastruara kanë mbetur disa  sheshe të Prishtinës.

Ndërsa gjendje më e rëndë shihej afër Bibliotekës Kombëtare nga mbeturinat që janë në rrugë.

Televizioni gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje nga komuna në Prishtinë, por deri në momentin e publikimit të kronikës të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat