Sonte, kandidatja për deputete, Xhevahire Izmaku, nga Nisma Socialdemokrate zhvilloi takime frymëzuese me degët dhe shtabet zgjedhore në Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj.
Gjatë këtyre takimeve, u diskutuan përgatitjet dhe planet konkrete për fushatën zgjedhore, duke u ndarë ide, vizione dhe energji për arritjen e objektivave të përbashkëta.
“Bashkë, me përkushtim dhe vizion, po ndërtojmë një fushatë të bazuar në punë dhe angazhim!”, tha znj. Izmaku, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në arritjen e suksesit më 9 shkurt 2025.
Fushata po merr formë dhe përkrahja po rritet çdo ditë – një hap më pranë fitores!