Tahiri: Kjo Qeveri të sigurohet që do të na sigurojë energji elektrike

Kosova

Tahiri: Kjo Qeveri të sigurohet që do të na sigurojë energji elektrike

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 23:57
Arta Tahiri-Beqa

Politologia, Arta Tahiri-Beqa ka thënë se Qeveria Kurti në këto zgjedhje duhet që t’i sigurojë qytetarët që do të ketë energji elektrike 24 orë.

Ajo ka thënë se në qytetin nga ajo vjen, pra në Ferizaj qytetarët janë duke u përballur me 4-8 orë mungesë të energjisë elektrike.

Tahiri ka thënë se ministria nuk duhet që të bëjë apele për kursim, pasi sipas saj 8 orë janë duke kursyer qytetarët nga ndalja e energjisë elektrike dhe se bizneset janë në buzë të kolapsit.

“Unë mendoj që kjo parti, në  qoftë se partitë tjera e kanë bëtë demode se do ta bëjmë liberalizimin e vizave, kjo Qeveri duhet të drejtohet në këto palë zgjedhje që do na sigurojë energji elektrike, e cila është bazike, jetike dhe elementare për çdo qytetarë të Kosovës. Unë vij nga qyteti i Ferizajt dhe është një tmerr, depresion social, ku ka katër ditë ku kanë kaluar të gjitha limitet e asaj se si mund të reduktohet energjia apo të ndalët energjia elektrike. Janë 4-8 orë ndalesë e vazhdueshme çdo ditë. Por ka zona të cilat ndalja qëndron edhe më gjatë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat