Totaj: Qeveria të ketë qasje më serioze, qytetarët po vuajnë në terr

Kosova

Totaj: Qeveria të ketë qasje më serioze, qytetarët po vuajnë në terr

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 00:06
Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kërkuar nga qeveria një qasje më serioze për situatën me rrymën, pasi që ai vetë si kryetar i komunës së tij nuk mund t’u ndihmojë qytetarëve në këtë drejtim.

“Po më vjen keq, prej qytetarëve por nuk po kam çka me iu ba se nuk kam mundësi me vepru”, ka thënë Totaj.

“Nuk kam as resurse e as kompetenca, por thjesht po apeloj edhe po shpresoj te një qasje më serioze e qeverisë aktuale, edhe në parandalimin e kësaj gjendjeje, por luftimin e shkaqeve, dhe jo të pasojave, sepse me pasoja po u morëm, ato vazhdojnë shkaqet me prodhu pasoja të tjera.

Por duhet me i eleminu shkaqet në mënyrë që të kemi eliminimin e pasojave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat