Rrugët e bllokuara dhe mungesa e rrymës, rrezik që Bogës t’i ikin mysafirët

Kosova

Rrugët e bllokuara dhe mungesa e rrymës, rrezik që Bogës t’i ikin mysafirët

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 09:17
Boga

Boga është mbuluar nga bora, dhe po që duket një mrekulli në vete.

Por krahas pamjes së bukur, me të po vijnë dhe vështirësitë, si mungesë e energjisë elektrike dhe bllokimi i rrugës nga bora.

Lidhur me këtë ka folur, afaristi Skender Thaçi i cili thotë se ky fenomen ekziston tash e më shumë se dy ose tri vjet.

“Një mrekulli, një pamje e jashtëzakonshme. Boga është mbuluar me borë, Boga është festive, me shumë mysafirë, diçka shumë e pëlqyeshme dhe e bukur. Ka dy-tri vjet që na ndodh një fenomen. Nuk e di a është moskujdesi, mospërgjegjësia, neglizhenca, por ka diçka që nuk shkon. Në fakt nuk mund të mbahet një rrugë nacionale, aksi rrugor nga Peja deri në Bogë vetëm me një kamion pastrues”, tha ai.

“Edhe mbrëmë, për arsye që janë Krishtlindjet, e gjithë Boga është mbuluar me mysafirë, por ata janë bllokuar në rrugë. Kemi qenë të detyruar që me stafin tonë të shkojmë dhe t’ju ndihmojmë, t’i nxjerrim nga aty”.

Ndër të tjera Thaçi shton se problemet me energji elektrike dhe me rrugët e bllokuara përbën rrezik për ikjen e turistëve.

“Problemet me rrymën dhe rrugët, ka rrezik të ikjes së turistëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat