Kandidatja për deputete e PDK-së: Programi i Hamzës ofron mbështetje dhe lehtësira të shumta për bizneset

Kosova

Kandidatja për deputete e PDK-së: Programi i Hamzës ofron mbështetje dhe lehtësira të shumta për bizneset

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 17:35
Aurora Berisha

Aurora Berisha, kandidate për deputete nga PDK-ja, sot ka vizituar biznesin “Proper Pizza” në Drenas.

Në takim me stafin dhe punëtorët, ajo është informuar me sfidat që bizneset dhe punëtorët janë përballur në këtë mandat qeverisës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se platforma e Bedri Hamzës ofron mbështetje dhe lehtësira të shumta për bizneset dhe punëtorët.

“Sot vizitova biznesin “Proper Pizza”, vendi ku brenda ditës ushqehen qindra qytetarë te Drenasit. Nga takimi që pata me punëtorët dhe stafin e këtij biznesi u njoftova me sfidat e tyre në këtë mandat qeverisës, i cili nuk ka qenë i lehtë për këto kategori. Programi i kandidatit tonë për kryeministër, z. Bedri Hamza, ofron mbështetje dhe lehtësira të shumta për bizneset dhe punëtorët. Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova mundet më mirë”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat