Parashikimi i motit për ditët në vijim

Kosova

Parashikimi i motit për ditët në vijim

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 19:17
Ilustrim

Ditën e premte, vransirat pritet të shpërndahen në pjesën më të madhe të vendit, ku do të ketë intervale më të gjata me diell sidomos në pjesë perëndimore.

Në mbrëmje me kalime vransirash në lindje, nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh të dobëta bore. Frynë erë mesatare verilindore 3-7m/s. Temperaturat minimale zbresin në -1C e -2C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 2 Ce 5C.

Nga fundjava parashihet të mbretëroj mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Ultësirave mund të formohen kushte për mjegull orëve të mëngjesit.

Temperaturat minimale zbresin në -3C e -5C, e ato maksimale gradualisht në rritje, 2C e 4C në fundjavë, e në dy ditët e fundit të vitit 6C e 8C. Nga e diela do të dominojnë më shumë qetësitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat