Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili synon përfaqësimin e qytetarëve edhe për një mandat tjetër në legjislativ, thotë se sot Kosova është para shumë sfidave.
Ai thotë se Kosova duhet të jetë shumë më e konsoliduar politikisht, duke shtuar se ka edhe sfida të konsolidimit ekonomik.
“Por, bashkërisht mund ta bëjmë Kosovën më mirë, ashtu siç ne e duam dhe siç e meriton”, thotë Shala.
Shala përsëri është kandidat për deputet.