“Nuk ka pas krizë të tillë që nga paslufta” / Izmaku kritika të ashpra Qeverisë për mungesën e energjisë elektrike

Kosova

“Nuk ka pas krizë të tillë që nga paslufta” / Izmaku kritika të ashpra Qeverisë për mungesën e energjisë elektrike

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 19:51
Xhevahire Izmaku

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Xhevahire Izmaku ka hedhur akuza të shumta në drejtim të Qeverisë Kurti, pasi qytetarët po përballën me reduktime te energjisë elektrike. 

Izmaku në “Raport” ka thënë se që nga paslufta nuk ka pas një krizë të tillë me energjinë elektrike.

“Unë nuk e kujtoj që prej paslufte që ka ndodh që e kena pas qetë krizë, ti e paguan tre fish më shumë rrymën. Kisha harruar zhurmën e agregatit dhe tash e dëgjon edhe është një ndjenjë shumë e keqe. Pse s’ka asnjë deklaratë që del qeveria, kjo nuk është një situatë që nuk është parashikuar, gjithmonë dimrit e dimë që qytetarët tonë e përdorin energjinë elektrike edhe për ngrohje, nuk është e mirë por është e detyrueshme nëse s’ka një metodë tjetër.

Kanë ardhur bashkatdhetaret në kohën e festave dhe nuk ka energji elektrike, kjo është e ulët. Kjo tregon se ti si qeveri nuk e ke menaxhuar hiç vetëm rritja e çmimit. Kurti pati premtuar ulje të çmimit dhe nuk është që ti e ke bërë një premtim veç kot, është publik”, ka thënë Izmaku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat