Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të studentëve të Mjekësisë në Skenderaj.
Certifikimi i tyre është bërë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Skenderajt.
“Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe zyrtarë tjerë të organeve të pushtetit lokal”, thuhet në njoftim.
Nura dhe Lushtaku, duke i ndarë certifikatat për studentë i kanë përgëzuar ata për përfundim të suksesshëm të punës praktike profesionale.
Bëhet e ditur se pas këtij procesi, studentët mund të aplikojnë për licencë si profesionistë shëndetësorë.