Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu është ankuar se nuk ka rrymë në Viti.
“M’u desht me improvizu pak se këtu në Viti jemi tu hjek për rrymë”, ka thënë Salihu.
I pyetur se pse e synon postin e deputetit, Salihu ka thënë se do të jetë zëri i shumë të rinjve në vend.
“Mendoj që Kosova ka nevojë për energji të re, për një frymë të re që është rinia. Në çdo shtet, shpirti i një shteti është veç rinia”, ka thënë Salihu.