Ahmeti: Realizuam shumë projekte, po e shpenzojmë 98 për qind të buxhetit të planifikuar

Kosova

Ahmeti: Realizuam shumë projekte, po e shpenzojmë 98 për qind të buxhetit të planifikuar

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 09:42
Imri Ahmeti

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, po e përfundon vitin 2024 me përurimin e një ndër projekteve më të mëdha në këtë Komunë.

Dje është bërë përurimi i pjesës fillestare të punimeve për nënkalimin dhe parkingun nëntokësor në komunën e Lipjanit.

Ahemti ka dhënë detaje lidhur me këtë projekt.

Ai ka thënë se me këtë projekt, qyteti i Lipjanit do të marrë një pamje krejt të re dhe moderne si dhe do ta ndërroj panoramën e tërësishme të qytetit.

Ahemti ka thënë se ky projekt është në zhvillim e sipër dhe punimet do të vazhdojnë edhe më tutje.

Ai ka thënë se këtë vit kanë realizuar edhe shumë projekte tjera, duke shpenzuar 98 për qind të buxhetit të planifikuar.

“Buxhetin do ta shpenzojmë rekord në 97.90 për qind që i bie 98 për qind shpenzim të buxhetit dhe që rrallë herë ndodh në institucionet tona. Bazuar në raportet tona ne kemi mbledh të hyrat tona përtej planifikimeve. E tejkalojmë planin e realizimit duke arritur në 138 për qind”, ka thënë Ahemti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat