Kosova në terr, reagon Haradinaj: Qytetarët po e paguajnë rrymën trefish më shtrenjtë

Kosova

Kosova në terr, reagon Haradinaj: Qytetarët po e paguajnë rrymën trefish më shtrenjtë

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 13:28
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga AAK ka reaguar pas mungesës së energjisë elektike në vend.

Haradinaj tha se qyteti i Fushë Kosovës që 14 orë pa rrymë ndërsa populli paguan rrymën trefish më shtrenjtë.

Postimi i plotë:

Fushë Kosova që 14 orë pa rrymë! Si ka mundësi që është rritur konsumi, kur dihet se një pjesë e madhe e popullsisë ka migruar jashtë vendit, duke bërë që kërkesa reale të jetë më e ulët?

220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë. 3.5 milionë euro vetëm sot është vlera e blerjes së rrymës. Populli e paguan rrymën trefish më shtrenjtë. Veç tre palë janë të lumtur sot, dhe e di që e dini: MT, G, AK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat