Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga AAK ka reaguar pas mungesës së energjisë elektike në vend.
Haradinaj tha se qyteti i Fushë Kosovës që 14 orë pa rrymë ndërsa populli paguan rrymën trefish më shtrenjtë.
Postimi i plotë:
Fushë Kosova që 14 orë pa rrymë! Si ka mundësi që është rritur konsumi, kur dihet se një pjesë e madhe e popullsisë ka migruar jashtë vendit, duke bërë që kërkesa reale të jetë më e ulët?
220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë. 3.5 milionë euro vetëm sot është vlera e blerjes së rrymës. Populli e paguan rrymën trefish më shtrenjtë. Veç tre palë janë të lumtur sot, dhe e di që e dini: MT, G, AK.