Shala nga Nisma: E papranueshme që në 2024-ën, Kosova ende përballet me krizë energjetike

Kosova

Shala nga Nisma: E papranueshme që në 2024-ën, Kosova ende përballet me krizë energjetike

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 15:02
Endrit Shala

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës, Endrit Shala ka komentuar krizën energjetike në vend.

Ai me anë të një postimi në Facebook tha se “ndërprerjet e fundit të energjisë elektrike janë një dëshmi e qartë e dështimeve të qeverisë aktuale për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji”.

“Këto ndërprerje nuk janë vetëm një pengesë për jetën tonë të përditshme, por edhe një goditje për bizneset tona dhe zhvillimin ekonomik të vendit.Është e papranueshme që në vitin 2024, Kosova ende përballet me krizë energjetike, pavarësisht premtimeve boshe të kësaj qeverie për rritjen e kapaciteteve dhe pavarësinë energjetike. Kjo qeveri ka dështuar të zhvillojë dhe zbatojë politika të qarta dhe strategjike për sektorin energjetik”.

“Si ministër i MTI dhe Kryetar i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, kam pasur nderin të udhëheq procesin që solli investimin më të madh të huaj në Kosovë që nga paslufta: Projekti SOËI Kosovo. Me një vlerë prej 169 milionë euro, ky projekt ka ndërtuar një park energjie me erë në Shalë – Mitrovicë dhe që gjeneron mbi 105 megavat energji elektrike, duke kontribuar ndjeshëm në furnizimin me energji të qëndrueshme për vendin tone|, shkruan ai.

“Kosova ka nevojë për udhëheqje që i qëndron besnike premtimeve dhe vepron me vendosmëri për të ndërtuar një të ardhme energjetike të qëndrueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat