Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka zhvilluar takime në Llapushnik dhe Abri, dy vende me histori të lavdishme dhe njerëz të përkushtuar.
“Në këto vende të veçanta, me njerëz të gatshëm dhe plot energji, po i japim formë fitoreve të reja me Partinë Demokratike dhe Kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza.
Me bashkimin e vlerave dhe angazhimin e secilit prej nesh, do të sjellim zhvillim dhe perspektivë për çdo cep të Kosovës”, u shpreh Krasniqi.
Mesazhi i tij përfshinte një thirrje për bashkim dhe angazhim në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë për vendin.