Lia e Majmunëve, IKSHPK rithekson simptomat më të shpeshta dhe masat parandaluese

Kosova

Lia e Majmunëve, IKSHPK rithekson simptomat më të shpeshta dhe masat parandaluese

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Në Kosovë të premten është konfirmuar rasti i parë me “Mpox”, i njohur si Lia e Majmunëve.  

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sërish sot ka dhënë informata lidhur me këtë sëmundje, simptomat, parandalimin e përhapjes, etj.

“Kujdesi fillon nga vetja! Ta parandalojmë MPOX me hapa të thjeshtë, duke filluar nga higjiena personale dhe mjedisore, zbatimi i masave të kontrollit dhe ndjekja e rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore”, shkruan IKSHPK.

Në disa fotografi të publikuara nga ky Institut bëhet e ditur se Lija e Majmunit përhapet më lehtë gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë, lëkurë me lëkurë, e veçanërisht gjatë seksit.

IKSHPK njofton se simptomat më të shpeshta janë: skuqje, nyje limfatike të ënjtura, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dhimbje shpine dhe dhimbje rektale, energji e ultë, etj.

Instituti tutje rekomandon që të shmanget kontakti i ngushtë me personat që kanë simptome, të praktikohet seks i sigurt, të pastrohen duart, etj.

IKSHPK kërkon nga ata që kanë simptoma që të izolohen, t’i njoftojnë ata me të cilët kanë pasur kontakt si dhe të kërkojnë kujdes mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat