Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci mban konferencën për media. (Ora 10:00)

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj mban konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, Prishtinë, ora 10:00).

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me 4 komuna përfituese për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në 13 objekte publike. (Ish-banka e Lubjanës, kati 7, Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mban konferencë për media. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:30)

Mbahet performancë simbolike për mungesën e energjisë elektrike. (Para objektit të KEDS-it Ferizaj, ora 11:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mban konferencë për media. (MASHTI, ora 12:00)

Dogana e Kosovës mban konferencë për media. (Drejtoria e Doganës Prishtinë, ora 13:00)

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media. (Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rruga “Luan Haradinaj” Prishtinë, ora 13:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë Prishtinë, ora 14:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë inauguron Laboratorin e Forenzikës. Marrin pjesë ministrat Rozeta Hajdari dhe Xhelal Sveçla. (Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Prishtinë, ora 14:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat