Krasniqi nderon dëshmorët dhe veteranët e UÇK-së: Çmimi i lirisë vazhdon të paguhet edhe sot

Kosova

Krasniqi nderon dëshmorët dhe veteranët e UÇK-së: Çmimi i lirisë vazhdon të paguhet edhe sot

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 13:19
Altin Krasniqi

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka uruar Dita e Veteranëve të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e kujtimit dhe nderimit të të gjithë atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Në shkrimin e tij në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi vlerësoi sakrificën e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe familjes Jashari, që u bënë simbol i qëndresës dhe guximit për lirinë.

Ai po ashtu theksoi se çmimi i lirisë vazhdon të paguhet edhe sot, me çlirimtarët që tani po mbrojnë dinjitetin dhe drejtësinë e luftës kosovare në Hagë.

Krasniqi kërkoi unitet dhe mbështetje të pakushtëzuar për ata që sot mbrojnë vlerat e luftës dhe dinjitetin e popullit të Kosovës.

“Urime Dita e Veteranëve të UÇK-së! Sot kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës, duke përfshirë sakrificën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe familjes heroike Jashari, të cilët u bënë simbol i qëndresës dhe guximit. Ata na mësuan se liria kërkon sakrificë dhe përkushtim.
Por, çmimi i lirisë vazhdon të paguhet edhe sot. Çlirimtarët tanë, që dikur mbrojtën atdheun, sot po mbrojnë dinjitetin dhe drejtësinë e luftës sonë të shenjtë në Hagë. Kjo është një tjetër betejë për të vërtetën dhe për dinjitetin e popullit të Kosovës, që kërkon unitet dhe mbështetje të pakushtëzuar nga të gjithë ne.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, respekt dhe mirënjohje për çdo veteran të UÇK-së, dhe mbështetje e fuqishme për ata që po mbrojnë sot vlerat e luftës në emër të popullit tonë! Liria është dhe mbetet amaneti ynë i përjetshëm!”,
 ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat