KRU “Gjakova” njofton konsumatorët e fshatrave Polluzhë, Guri i Kuq dhe Pastasel se për shkak të tensionit të dobët të energjisë elektrike në trafon që furnizon stacionin e pompave në Polluzhë, pompat nuk mund të funksionojnë.
Për këtë arsye, furnizimi me ujë në këto tre fshatra është përkohësisht i ndërprerë.
“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, shkruan postimi i KRU “Gjakova” në Facebook.