Imri Ahmeti publikon një foto me qiri: Shumë fshatra të Lipjanit janë në terr, po mohohet më elementarja

Kosova

Imri Ahmeti publikon një foto me qiri: Shumë fshatra të Lipjanit janë në terr, po mohohet më elementarja

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 19:26
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti thotë se shumë fshatra të kësaj komune janë në terr, duke shtuar se kjo situatë është e papranueshme në këtë shekull.

Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se përgjegjës për këtë situatë është Qeveria dhe ministritë përkatëse, pasi, sipas tij, kanë dështuar të menaxhojnë si duhet këtë çështje.

“Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së planifikimit, përkushtimit dhe përgjegjshmërisë ndaj nevojave bazë të qytetarëve. Kjo situatë nuk është thjesht një sfidë – është një dështim që nuk mund të tolerohet më.

Së bashku, duhet të kërkojmë llogaridhënie dhe veprime konkrete për të mos lejuar përsëritjen e kësaj papërgjegjshmërie. Tmerr!”, shkroi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat