Dermaku: Mos e jepni letërnjoftimin gjithkund

Kosova

Dermaku: Mos e jepni letërnjoftimin gjithkund

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 20:29
Krenare Sogojeva-Dermaku

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e japin letërnjoftimin gjithkund.

Sogojeva-Dermaku ka thënë se letërnjoftimi mund të kërkohet vetëm nga institucionet shtetërore dhe bankat në rastet kur ligji i ka paraparë se duhet.

Ndërkaq, për bizneset të cilat e kërkojnë lënien e letërnjoftimit në këmbim të një shërbimi, Sogojeva-Dermaku ka thënë se nga Agjensia për Informim dhe Privatësi duhet të bëjë ankesë.

“Normalisht që nuk është në rregull dhe normalisht që kjo kërkon që ta kemi një ankesë ne si agjensi dhe unë besoj që shumë shpejt ato biznese të caktuara që mund ta bëjnë një gjë të tillë do ta ndalojnë një praktikë të tillë. Përndryshe leternjoftimi nuk lejohet në shumë raste letërnjoftimi ka vetëm te kontrollues të caktuar që mund të ipet por atë që bëj thirrje përsëri te qytetarët mos e ofroni letërnjoftimin gjithkund. Letërnjoftimi mund të kërkohet nga institucione shtetërore, nga bankat me rastet kur ne kërkojmë shërbimet dhe së cilat ligji i ka paraparë se pa letërnjoftim nuk mund të përfundohen, përndryshe as edhe njëherë tjetër letërnjoftimi nuk lejohet të merret nga ana e kontrolluesve”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat