Shala e Bajgorës e njohur si zonë turistike, shërben edhe për diçka tjetër.
Në ditën e parë 2025 janë krijuar kolona të automjeteve për t’u furnizuar me ujë.
Qytetarë të shumtë shkojnë në Bajgorë për ujë.
Kjo pasi sipas tyre është shumë i shëndetshëm dhe ka ndikim pozitiv sidomos për ata që vuajnë nga thartira në lukth.