Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mesdita do të jetë e ngrohtë për këtë periudhë kohore.
Mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë, vende-vende me acar dhe mjegull, ndërsa dita stabile, por me fuqizim gradual të erërave jugperëndimore.
Pikërisht këto erëra mund të ndikojnë në largimin e mjegullës në shumë rajone.
Temperaturat nga -5 minimalja deri në 11 gradë Celsius maksimalja.