I jepet sot lamtumira e fundit, Fatmir Bajramit, ish -kameraman i RTP-së, kameramani i luftës në Kosovë dhe kameramani i RTK-së deri në pensionim, i cili vdiq dje në moshën 75 vjeçe.
Varrimi i tij bëhet sot në orën 15:00 në varrezat në Prishtinë. Menaxhmenti dhe punëtorët e RTK-së i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së kolegut tonë shumëvjeçar, i cili ishte si mësues i parë i kamerës për shumë nga kolegët të rinj dhe me përvojën e tij të gjatë ndikoi në rritjen e cilësisë programore në RTK.
Fatmir Bajrami lindi më 25 korrik 1949 në Prishtinë, derisa studimet për kamerë filmike i kreu në Paris.
Më 1975 pas përfundimit të studimeve ka filluar punën në RTP, deri në masat vendosjen e masave të okupimit, për të vazhduar si punëtor i RTK-së me themelimin e tij e deri në pensionim në vitin 2014.