​Disa fshatra të Podujevës pa rrymë, KEDS: Ekipet po punojnë

Kosova

​Disa fshatra të Podujevës pa rrymë, KEDS: Ekipet po punojnë

Më: 4 janar 2025 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Disa fshatra të Podujevës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore.

Dalja që furnizon me rrymë fshatrat Llapashticë, Sibovc, Sekiraqë, Konushevc e disa të tjera përreth është jashtë funksionit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë në Kosovë (KEDS), Lulzim Krasniqi.

Ai potencoi se ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe janë duke punuar në rregullimin e kësaj kablloje nëntokësore.

“Për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore në rajonin e Podujevës, Dalja që furnizon fshatrat Llapashticë, Sibovc, Sekiraqë, Konushevc etj., është jashtë funksionit, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe janë duke punuar në mënyrë intensive për rivënien në funksion të kësaj daljeje. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar, dhe besojmë se brenda një afati optimal do t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike”, njoftoi Krasniqi për Kp

Ndërkohë, qytetarët kanë njoftuar KosovaPress-in se janë pa energji elektrike që nga nata e mbrëmshme, derisa kanë marrë paralajmërime, që prishja nuk do të mund të rregullohet deri në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat