Lushaku-Sadriu rikonfirmon edhe njëherë: Me mësmin gjithëditor nuk zgjatet orari për mësimdhënësit

Kosova

Lushaku-Sadriu rikonfirmon edhe njëherë: Me mësmin gjithëditor nuk zgjatet orari për mësimdhënësit

Më: 6 janar 2025 Në ora: 10:04
Jehona Lushaku-Sadriu

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, njëherit kandidate për deputete nga LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka sqaruar edhe njëherë se “mësuesve nuk do t’ju zgjatet orari i punës nga zbatimi i projektit të mësimit gjithëditor”.

Lushaku-Sadriu ka thënë se nuk zgjatet orari për mësimdhënësit, por vetëm rriten shkathtësitë te nxënësit.

Ajo ka publikuar një video në të cilën paraqiten rezultatet e larta të arritura nga mësimi gjithëditor në pesë shkollat e Prishtinës.

“Nuk zgjatet orari për mësimdhënësit. Rriten njohuritë e shkathtësitë te nxënësit!

Në përmbyllje të gjysmëvjetorit të parë të mësimit gjithëditor në 5 shkolla të Prishtinës, reforma po tregon që rezultatet janë të prekshme me punën e njëjtë, por në një formë tjetër. Shihni videon për më shumë lidhur me këtë model, por tash nga perspektiva e mësuesve”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat