Banorët e fshatit Barileva në Prishtinë po përballen me telashe për shkak të një segmenti rrugor prej rreth 300 metrash që ende nuk është asfaltuar.
Isak Verboshi, banor i këtij fshati, thotë se janë bërë disa ankesa, por pa ndonjë zgjidhje deri tani.
“Thuhet se në Barilevë është punuar, por kjo është me lagje, dhe në këtë lagje nuk është investuar fare. Nuk e kanë harruar këtë pjesë, sepse kemi bërë 20 ankesa deri tani”, tha Verboshi, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Sipas tij, 600 banorët e kësaj zone kanë telashe të mëdha për shkak të mungesës së rrugës së asfaltuar, dhe se janë të zhgënjyer nga institucionet përgjegjëse.