Analisti Dibran Gashi ka komentuar dallimet mes kulturës islame dhe asaj katolike, duke i lidhur këto me përfaqësimin e tyre në rajone të ndryshme të botës.
“Kultura islame përfaqësohet nga bota arabe, si Turqia, ndërsa kultura katolike nga Evropa dhe Amerika. Këto dallime reflektohen në sjellje dhe gjithçka tjetër”, tha Gashi.
Ai theksoi të drejtën e secilit për të pasur besimin e vet, por vuri në pah problemet që lindin kur këto ndryshime përpiqen të ndikojnë kulturën e tjetrit.
“Mund të kesh besimin tënd shpirtëror, kjo është e drejta jote. Por kur kalon dhe synon të ndryshosh kulturën time, qoftë në veshje apo sjellje, kjo është problematike”, i tha ai gjatë debatit aktivistes Ambera Kelmendit..
Në vazhdim të diskutimit, aktivistja e ftoi Gashin të hiqte kapelën, ndërsa ai iu përgjigj duke kërkuar që ajo të heqë shaminë.