Bellopoja e Podujevës pa ujë, banorët detyrohen të lahen me kusia

Kosova

Bellopoja e Podujevës pa ujë, banorët detyrohen të lahen me kusia

Më: 7 janar 2025 Në ora: 10:42
Dy banorë të fshatit Bellopojë në Podujevë

Dy banorë të fshatit Bellopojë në Podujevë kanë folur për kushtet e vështira që po përballen për shkak të mungesës së furnizimit të qëndrueshëm me ujë.

Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për shtypjen e pamjaftueshme të ujit, duke e quajtur situatën të padurueshme.

“Kemi probleme me ujë, nuk kemi shtypje të ujit, po detyrohemi të lahemi me kusi”, thonë ata, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Sipas tyre, mungesa e ujit është bërë një problem i vazhdueshëm që prek çdo aspekt të jetës së përditshme, duke vështirësuar përdorimin e tij për ushqim, larje dhe higjienë.

“Tash jemi në pritje. Ky problem ka zgjatur më shumë se 10 vjet. Ka pasur prishje, por nuk ka pasur asnjë javë apo muaj që të mos ndërpritet furnizimi. Tani është prishur krejt”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat