Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se kanë nisur procedurat e prokurimit për ndërtimin e dy shkollave të reja.
Bulliqi ka bërë të ditur se shkollat do të ndërtohen në Bradash dhe Dobërdol.
“Javë e mbarë – inicuam dy projekte madhore. Jemi shumë të lumtur që sot kemi nisur procedurat e prokurimit për ndërtimin e dy shkollave të reja në Komunën tonë: Shkolla “Nuhi Gashi” në Bradash. Shkolla “Jetullah Gashi” në Dobërdol”, thotë ai.
Kryetari i Podujevës, ka theksuar tutje se vlera e parashikuar e këtyre projekteve është nga 550 mijë euro për secilën.
“Këto investime janë pjesë e angazhimit tonë për të përmirësuar infrastrukturën arsimore, duke ofruar ambiente moderne dhe kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor për nxënësit e mësimdhënësit. Banorët e Bradashit dhe Dobërdolit i gëzofshin këto dy projekte”.