Njihet si vend në të cilin ka më shumë qarkullim të veturave.
E sikur kjo pikë kritike në Bardh të Madh të Fushë Kosovës, ka edhe të tjera përgjatë linjës hekurudhore Prishtinë-Pejë.
Andaj këtu të enjten nga Infrakos u inaugurua barriera e parë automatike.
“Ky projekt, i cili përfshin instalimin e 25 laurave (kjo sotmja është e para), përfaqëson një hap të madh drejt modernizimit dhe përmirësimit të sigurisë në kalimet hekurudhore në Republikën e Kosovës”, ka thënë Naser Krasniqi, drejtor në Infrakos.
Sipas Krasniqit, vlera e këtij projekti është milionëshe.
“Projekti është pjesë e një plani afatshkurtër, me një vlerë prej 6 milionë, financuar pjesërisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Botërore-ku gjysma e fondeve vjen si grand dhe pjesa tjetër si kredi e butë. Nděrkohë, po punojmë paralelisht për sigurimin e fondeve që do tẽ mundësojnë zgjerimin e kētij projekti në të gjitha vendkalimet kritike të Kosovës”, thotë ai.
E se si funksionojnë këto barriera tregon shefi i shërbimit të sinjalizimit, Xhavit Fejza.
“Janë të vendosur në pikat kyqe në distancë 1050 m në të dy anët prej vend-kalimit, edhe në momentin që treni kalon mbi ato pika aktivizon vend-kalimin. Pas 15 sekondave që fillon vend-kalimi me u kyqë, sinjali i çelet lokomotivistit që me pa që vend-kalimi është i sigurum në mënyrë që me vazhdu me shpejtësinë normale”, thotë Fejza.
Mbikëqyrja bëhet nga stafi teknik i Infrakos, ndërsa instalimin e mjeteve e bëjnë partnerët ndërkombëtarë, përkatësisht një kompani tenderuese nga Kroacia.