Asambleisti i PDK-së aderon në partinë e Limajt

Kosova

Asambleisti i PDK-së aderon në partinë e Limajt

Më: 10 janar 2025 Në ora: 18:35
Pamje nga takimi

Asambleisti i deritashëm i PDK-së në Malishevë, Sadik Vrenezi i është bashkuar NISMA-s Socialdemokrate.

Lajmin e ka bërë të ditur, partia e Fatmir Limajt në Malishevë.

Postimi i plotë:

Asambleisti i PDK’së në Malishevë, njëherit kryetari i nëndegës së kësaj partie në Marali, Sadik Vrenezi, i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Kryetari i shtabit zgjedhor, z. Ekrem Kastrati, theksoi se me këtë veprim z. Vrenezi tregoi përkushtimin dhe vendosmërinë për të kontribuar për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e unitetit politik në vend.

Mirë se vjen në këtë rrugëtim të përbashkët!

#veçVEPRA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat