Kandidatja e AAK’së për deputete, Albana Bytyqi, ka vizituar sot gratë e Sopisë së Suharekës.
Në takim u diskutua për sfidat e tyre si dhe rolin e rëndësishëm që kanë.
Bytyqi u shpreh se si deputete do të jetë zëri i grave si dhe do t’u sigurojë mbështetje e fuqizim.
Postimi i plotë:
Me gratë e mrekullueshme të Sopisë në Suharekë
Diskutuam për sfidat që përballen çdo ditë, rolin e rëndësishëm që gratë luajnë në shoqërinë tonë dhe për vizionin tonë të përbashkët për të ndërtuar një Kosovë më të fortë, ku barazia dhe mundësitë janë të garantuara për të gjithë.
Si kandidate për deputete, unë mbetem e përkushtuar që zëri i grave të dëgjohet në çdo nivel dhe të sigurojmë mbështetje konkrete për fuqizimin e tyre në ekonomi, arsim dhe politikë. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për energjinë e jashtëzakonshme që keni dhënë në këtë takim! #perKosovënfituese #AAK #137 #6