Nxënësit e gjimnazit dhe të mjekësisë do të transferohen në objekt të ri

Kosova

Nxënësit e gjimnazit dhe të mjekësisë do të transferohen në objekt të ri

Më: 11 janar 2025 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Për nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit shoqëror “Shaban Hashani” dhe shkollën e mjekësisë ‘Elena Gjika’ në Ferizaj ende nuk ka filluar gjysmëvjetori i dytë i mësimit. Ata pritet të hynë në objektin e ri i cili është në fazën për përfundimtare të punimeve.

Në objektin e vjetër të gjimnazit shoqëror ‘Shaban Hashani’ dyer e dritare kanë qenë të vjetruara e të dëmtuara dhe ka pasur kundërmim nga tualetet, por mësimdhënësit dhe nxënësit e kanë zhvilluar mësimin.

"Ne jemi në fazën finale të përgatitjes së asaj shkolle dhe po besojmë që do të jemi të gatshme që nxënësit në gjysmëvjetorin e dytë t’i kalojmë në atë shkollë në mënyrë që edhe ata t’i kenë ato kushte të cilat i kanë të gjithë nxënësit e komunës të Ferizajt”, tha Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Drejtuesit e gjimnazit shoqëror thanë se kanë punuar në kushte shumë të rënda. Ata shpresojnë se në objektin e ri mësimor, rezultatet do të jenë më të larta.

“Në radhë të parë mësimdhënësit do të kenë 40 minuta orën dhe kanë kohë edhe për përsëritje edhe për vlerësim, plus është edhe vullneti më i lartë sepse ambienti është më mirë. Këtu tërë kohën kemi shkuar me jakne me shalle në orë të mësimit. Edhe përkundër që ka funksionuar nxehmja është objekti shumë i vjetër dhe ka fry nga dritaret e dyert në të gjitha anët. Edhe nxënësit e ndjejnë vetën pak më mirë me një ambient çfarë është në shkollën e re”, tha Hajrie Nebiu drejtore e këtij gjimnazi. Ndërkohë nuk është bërë e ditur nëse orët e humbura do të kompensohen gjatë këtij viti shkollor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat