Abdixhiku takohet me stafin shëndetësor në Viti, u premton ndërtimin e QKMF-së së re

Kosova

Abdixhiku takohet me stafin shëndetësor në Viti, u premton ndërtimin e QKMF-së së re

Më: 13 janar 2025 Në ora: 15:59
Lumir Abdixhiku

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë të hëne mbajti takim me stafin shëndetësor të QKMF-së në Viti.

Para tyre, Abdixhiku u zotua se do t’ua rris pagat dhe do të ndërtojë një spital të ri në Prishtinë me një investim prej 500 milionë euro.

“Ka dy vite që e kemi shkruar programin ‘Rruga e Re’. Fillimisht zotimi jonë është rritja e vlerës së koeficientit ku në javën e parë do ta bëjmë 150 euro. Fillimisht do ta dërgojmë rishikimin e buxhetit në Kuvend e që do të votohet nga shumica parlamentare, ndërsa brenda pak javësh do ta bëjmë 150 euro koeficientin e pagave për zyrtarët publik. Zotimi i dytë ka të bëjë me ndërtimin e spitalit të ri në Prishtinë me një investime prej 500 milionë euro në një lokacion të ri”, u shpreh Abdixhiku.

Atje, Abdixhiku premtoi ndërtimin e një QKMF-je të re.

Ai premtoi edhe sigurime shëndetësore për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat