Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një vajze nga Lipjani, e cila është raportuar e zhdukur që nga 20 nëntori i vitit të kaluar.
Sipas njoftimit, janë bërë shumë kërkime që nga kjo datë dhe se tash me autorizim të prokurorit të shtetit po kërkohet ndihma e qytetarëve, duke e zbuluar identitetin e saj.
“Me datë 20.11.2024, në polici është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për personin, Arianita Gajtani e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan.
Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar. Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192”.