Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se për arsye teknike llogaria e tij personale në Facebook është pezulluar përkohësisht.
Njoftimi është bërë publik përmes faqes zyrtare të Kryetarit Ramosaj, ku qytetarët janë informuar mbi mënyrën e komunikimit të mëtejshëm.
Në mesazhin e tij, Ramosaj theksoi se llogaria e tij është jo aktive deri në një moment tjetër.
“Ju informoj se llogaria ime personale në Facebook është pezulluar përkohësisht për arsye teknike. Jam duke bashkëpunuar me ekipin përkatës për të zgjidhur situatën sa më shpejt”, ka shkruar Kryetari i Deçanit.
Për shkak të pezullimit të llogarisë personale, qytetarët janë ftuar që të ndjekin faqen zyrtare për të marrë informacione të sakta dhe të përditësuara lidhur me aktivitetet dhe njoftimet e Kryetarit Ramosaj.