Banorët e Reçakut organizohen për pastrimin e varrezave dhe kompleksit memorial

Kosova

Banorët e Reçakut organizohen për pastrimin e varrezave dhe kompleksit memorial

Më: 14 janar 2025 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Banorë të Reçakut janë organizuar të hënën për t’i pastruar varrezat dhe kompleksin memorial me arsyetim se gjatë ditës së nesërme presin numër të madh të vizitorëve. Ky aktivitet i banorëve më 14 janar po vazhdon që nga paslufta.

Ramë Shabani, banor i këtij fshati ka thënë për telegrafin se varrezat dhe kompleksi gjithmonë pastrohen me vetiniciativë të banorëve.

“Si gjithmonë edhe për këtë përvjetor jemi dalë një pjesë e banorëve për ta pastruar borën dhe për t’i pastruall pllakat përkujtimore të të masakruarve. Ky kompleks do të duhet të ketë një mirëmbajtje më të mirë nga institucionet lokale dhe qendrore, por fatkeqësisht një gjë e tillë nuk po ndodh prej pasluftës.

Të gjithë e dinë sakrificën dhe rëndësinë e këtij kompleksi. Sidoqoftë edhe këtë përvjetor ne do t’i presim vizitorët si gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat