Fundi i reshjeve të borës dhe ulje temperaturash, paralajmëron meteorologu Rugova

Kosova

Fundi i reshjeve të borës dhe ulje temperaturash, paralajmëron meteorologu Rugova

Më: 14 janar 2025 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar një dimër të ftohtë, me temperatura të ulëta, por pa vlera ekstreme.

Sipas tij, reshjet e borës që kanë përfshirë vendin janë ndër më të dendurat që nga viti 2019 dhe pritet të largohen për disa ditë.

Reshjet e borës të kësaj periudhe po priten të përfundojnë, por ende nuk është koha. Dita e nesërme dhe e enjtja mund të mbeten me reshje bore, ndërsa pas të premtes pritet të ketë kthjellime”, tha Rugova në emisionin “Kosova Today”.

Ai shtoi se periudha më e ftohtë e dimrit, nga 15 janari deri më 15 shkurt, është tashmë evidente, por temperaturat nuk pritet të jenë ekstreme.

Për momentin, nuk duket që java do të sjellë reshje të tjera. Po shkojmë drejt një periudhe më të thatë dhe më stabile drejt fundit të janarit. Temperaturat maksimale pritet të jenë mes 4-5 gradë Celsius, ndërsa ato minimale mund të zbresin deri në -4 ose -5 gradë Celsius”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat