Kandidati i LDK-së për deputet, Imri Ahmeti, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Banullë.
Ahmeti ka thënë se mobilizimi atje për ndryshimin e madh me 9 shkurt, nuk ka qenë asnjëherë më i madh.
”Banulla më e mobilizuar se asnjëherë tjetër për të bërë ndryshimin e madh më 9 shkurt!Faleminderit!” ka shkruar ai.
Kryetar i Komunës së Lipjanit tutje njoftoi se tubimi i radhës do të mbahet në Smallushë.