Hamza: Gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë

Kosova

Hamza: Gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë

Më: 15 janar 2025 Në ora: 19:30
Pamje nga vizita

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar të mërkurën Vitinë, ku ka thënë se gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve vendorë.

Hamza ka thënë se për ta rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe kompanive, do ta mbështesin modernizimin e teknologjisë së prodhimit.

“Qëllimi jonë është që bizneset të krijojnë vende të punës, sepse ju punësoni njerëz, punësohet rinia, rrinë në Kosovë, shohin perspektivën në Kosovë dhe kur ju fitoni më shumë, ju i rritni pagat edhe në sektorin privat.

Për shkak se e kemi qëllim edhe sektorin privat, po përmes sektorit privat me i përkrah edhe me i ndihmu, edhe punëtorët në sektorin privat, sepse jeni kontribuesi më i madh në rritjen ekonomike, po jeni edhe punëdhënësi më i madh në Kosovë. Prandaj, sigurisht se do të jem partneri juaj, përkrahësi juaj, shteti do ta kryejë punën e vet, edhe përmes subvencioneve dhe granteve kur ju keni nevojë me e ndërru teknologjinë, edhe linjat e prodhimit”, ka deklaruar Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat