Drejtori i shkollës “Abetarja” në Softaj e rrahu nxënësin 10-vjeçar, prindërit e lajmërojnë rastin në Polici

Kosova

Drejtori i shkollës “Abetarja” në Softaj e rrahu nxënësin 10-vjeçar, prindërit e lajmërojnë rastin në Polici

Më: 16 janar 2025 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Aktet e dhunës në shkolla janë bërë sërish temë diskutimi. Rasti i fundit është regjistruar në shkollën “Abetarja” në Softaj të Ferizajt.

Aty dyshohet se drejtori i shkollës e ka dhunuar fizikisht një nxënës rreth 10-vjeçar.

Media merr vesh se rasti dyshohet se ka ndodh në tualet, ku sipas të miturit drejtori ka shkuar dhe e ka goditur.

Rasti është lajmëruar në Polici nga prindërit e nxënësit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar dhe hetimet do të vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat