Drejtori i shkollës dyshohet se rrahu nxënësin 10-vjeçar në Ferizaj

Kosova

Drejtori i shkollës dyshohet se rrahu nxënësin 10-vjeçar në Ferizaj

Më: 16 janar 2025 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një rast dhune dyshohet të ketë ndodhur dje në shkollën “Abetarja” në Softaj të Ferizajt, ku drejtori i shkollës është akuzuar për trajtim të dhunshëm të një fëmije 9-vjeçar.

Dyshohet se drejtori e ka kapur fëmijën prej veshi dhe më pas e ka goditur me shuplakë.

Fëmija ka ankuar fillimisht mësuesen dhe më pas ka njoftuar familjen, e cila ka raportuar rastin në policinë rajonale të Ferizajt.

Megjithatë, policia nuk e ka njoftuar rastin në Drejtorinë e Arsimit.

Drejtori i shkollës është intervistuar nga autoritetet dhe më pas është liruar për procedura të mëtejshme, raporton gazetarja korrespondente nga Ferizaj, në emisionin “Fol me Arin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat