Si ndodhi djegia e njehsorëve elektrikë në një objekt banesor në Vushtrri?

Kosova

Si ndodhi djegia e njehsorëve elektrikë në një objekt banesor në Vushtrri?

Më: 16 janar 2025 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Në banesën e tyre nuk po mund të qëndrojnë.

Të ënjtën banorët e një objekti banesor në Vushtrri, mbetën pa energji elektrike.

Krejt kjo pasi njehsorët elektrikë janë përfshirë nga zjarri.

Shukri Ademi tregon se për shkak të tymit kanë qëndruar në ballkon.

“Nëpër ballkona kemi qëndru një kohë të gjatë sepse depërtojke tymi edhe nëpër banesa prej korridorit kryesor dhe gjendja ka qenë e rrezikshme për banorët”, tha ai.

E sipas tij, për këto probleme kanë qenë të informuar institucionet përkatëse mirëpo nuk janë marrë masa.

“Koordinatori i ka thirr këta të elektro Kosovës iu ka tregu që kemi probleme që po na e qet siguresa dhe ata nuk kanë marrë kurrfarë masash në këtë drejtim deri sa ka ardh deri në këtë gjendje”, thotë Ademi

E dikush tjetër po shprehet më optimist.

“E kemi ndje erën e tymit kemi tentu me dalë ish pas mbyll korridori prej tymit, nuk kemi mundur me dalë. Bëhet mirë, kemi jetu në kushte edhe më të këqija e kemi përballu e përballojmë edhe këtë”, Vehbi Behrami, banor.

Ndërsa nga KEDS për Tëvë1, thonë se janë duke u bërë inspektimet e nevojshme në lidhje me rastin.

“Me të pranuar informatën për rastin në fjalë, i cili ka ndodh gjatë natës së mbrëmshme, grupi i specializuar për vlerësimin e dëmeve i KEDS-it ka dalë në vendin e ngjarjes. Me këtë rast janë bërë inspektimet e nevojshme dhe pasi këto të shqyrtohen nga personat kompetentë, do të përpilohet edhe një raport përfundimtar”, tha zëdhënsi Lulzim Krasniqi.

Edhe Policia e Kosovës kanë thënë se nuk ka persona të lënduar dhe se rasti është cilësuar si ”shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“.

E për shkak të mungesës së energjisë elektrike, lokalet përreth janë detyruar të vënë në përdorim gjeneratorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat