​Deçani në “kurth gjeografik” nga mungesa e fondeve për investime

Kosova

​Deçani në “kurth gjeografik” nga mungesa e fondeve për investime

Më: 17 janar 2025 Në ora: 11:54
Pamje nga intervista

Viti 2024 për Komunën e Deçanit u karakterizua me plot sfida dhe pengesa në zbatimin e projekteve infrastrukturore të planifikuara nga Qeveria e Kosovës. Sipas kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj, shkaku kryesor i këtyre vonesave lidhet me mungesën e fondeve të mjaftueshme për investime kapitale.

Një ndër projektet më të rëndësishme që ka mbetur pezull prej tre vitesh është rruga Deçan-Plavë, e njohur si "Rruga e Dytë e Kombit". Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë pasi lidh Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e Zi, duke krijuar një nyje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe turizmin.

Ramosaj theksoi për KosovaPress se mosrealizimi i këtij projekti po e izolon Deçanin në një "kurth gjeografik", duke penguar zhvillimin e rajonit dhe ndërlidhjen e tij me vendet fqinje.

Ramosaj: Aspekti më i madh që na ka penalizuar në këtë rast është faktori buxhetor

Për shkak të ecjes së ngadalshme të dinamikave të punës, aspekti më i madh që na ka penalizuar në këtë rast është faktori buxhetor, i mos pasjes së mjeteve buxhetore, për përfundimin e disa punëve të mëdha në këtë qytet, nuk po bëhen, po përfundojmë vitin e tretë që në rrugën Deçan- Plavë është bë ndonjë veprim shtesë, përtej asaj pjese që është tashmë e përfunduar, uroj që kjo logjikë të ndërrojë në vitin 2025, që të kemi një kontratë të rinovuar në kompaninë më të përgjegjshme dhe uroj që Ministria e Infrastrukturës, Qeveria, të ketë prioritet si investim, për shkak se për neve është rrugë e jetës, por edhe rrugë e dytë e kombit, për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë dhe po ashtu për pjesën e Malit të Zi, që kishte me nxjerr Deçanin prej kurthit gjeografik ku ka mbetur”, ka theksuar Ramosaj.

Kryetari i Deçanit, Ramosaj ka thënë se ekzekutivi nuk po i përkrah komunat që nuk udhëhiqen nga partia në pushtet.

Për këtë, ai ka thënë se është bë një “sindrom” i zakonshëm, duke hasur në një derë që nuk hapet, e në një vesh të shurdhër.

Ramosaj: Kjo po haset në një derë që nuk po hapet

“Është njëfarë sindromi që është bë i zakonshëm, nëse t’i pretendon njëherë me shty një projekt, dy herë, tre, pretendon me sqaruar një problematikë, me një nevojë buxhetore për të satën herë, e dikur e sheh që kjo po haset në një derë që nuk po hapet, vesh të shurdhër që nuk kuptohesh drejt dhe kjo është një lloj shqetësimi. Komunikimi është çelësi i gjithçkaje dhe kur njerëzit tjerë nuk pranojnë me komuniku, që së paku me dëgju për problematikat që i ke për projektet e mëdha, atëherë nuk ke çka me shpjegu, është jo koment sa i përket mendimit tim”, ka shtuar ai.

Në vitin 2025, projekti më kryesor i kësaj komune është të funksionalizohen zonat zhvillimore, që janë në kuadër të planit hapësinorë të parkut kombëtarë.

Gjithashtu edhe qendra e qytetit dhe infrastruktura në shkolla, shëndetësi e në rrugë.

Ramosaj: Projekti më kryesor tani për tani, është që me i shti në funksion zonat zhvillimore

Projekti më kryesor tani për tani, është që me i shti në funksion zonat zhvillimore që janë në kuadër të planit hapësinorë, të parkut kombëtarë, ku komuna me pas një ofertë për sektorin privat dhe për bizneset, çofshin ato edhe të huaja që me investua këtë kapital, në një afat më rekord me e pas një Deçan krejt ndryshe. Është qendra e qytetit që është një projekt pak më madhorë. Punët tjera janë të zakonshme, çoftë mirëmbajtja infrastrukturës shkollore, arsimore, shëndetësisë, çoftë punimi infrastrukturës rrugore”, është shprehur ai.

Ani pse Ramosaj ka kandiduar për deputet në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, prapë se prapë ai do të rikandidoj për kryetarë të Komunës së Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat