Sonte, rreth orës 19:00, qytetari H. Gashi (56) nga Kaçaniku, ka gjetur 150 euro në një restorant në Han të Elezit, të cilat i ka dorëzuar paratë në stacionin e policisë.
Rreth një orë më vonë, përmes kamerave të sigurisë policët kanë arritur të identifikojnë personin V. B., të cilit i kanë humbur paratë dhe e kanë ftuar në stacionin e policisë.
Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, paratë i janë kthyer personit V.B.
Policia falënderon qytetarin H. Gashi për gjestin human dhe shembullor, duke treguar një standard të lartë të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit me policinë